Festim “Kjo është koha jonë” me rastin e Javës ndërkombëtare të infermierisë

Shkup, 12 maj – Në Parkun e qytetit në Shkup tek Guaca sot, në Ditën botërore të infermiereve, do të mbahet festimi “Kjo është koha jonë”, kushtuar Javës ndërkombëtare të infermierisë.

“Krahas pranisë së infermiereve nga i tërë vendi, presim shumë miq, bashkëpunëtorë dhe meqë bëhet fjalë për ngjarje të karakterit të hapur, do të na vijë mirë prania e një numri sa më të madh të dashamirëve të cilët do ta japin mbështetjen e tyre për profesionin e infermierisë, kumtuan organizuesit.

Pjesë e rëndësishme e ngjarjes do të jetë edhe ndarja e plaketave dhe mirënjohjeve pas vdekjes për infermieret të cilat humbën jetën duke punuar në qendra të kovidit.

Programi do të pasurohet edhe me ngjarje muzikore të disa artistëve të estradës