FBI në vilën e Bajdenit në Dellaver nuk gjeti dokumente të klasifikuara

Në vilën e presidentit amerikan Xho Bajden në Rehobot Biç, në shtetin federal Dellaver nuk u gjetën dokumente të klasifikuara, deklaroi avokati personal i Bajdenit, Bob Bauer.
Më parë, avokati Bauer deklaroi se pjesëtarë të Byrosë hetuese federale amerikane (FBI) po kryejnë basitsje në vilën e Bajdenit.
Bastisja, si dhe të paktën dy të zbatuara në lokacione të lidhura me Bajdenin, është ndërmarrë në bashkëpunim të presidentit dhe ekipit të tij juridik.