Fatalizmi si diskurs politik në shtetin shqiptar

NGA: GANI ASLLANI

Duke analizuar tipologjinë e veprimit shoqërorë në kuadër të perspektives grupore të mendimit  Profesori kanadez i Psikologjisë dhe Shkencave Politike Jordan Bernt Peterson në librin e ti “12 Rules of life. An antidote to chaos “. (12 Rregulla të jetës. 

Një antidotë nga kaosi) vëren se ” nevoja e diskursit negativ dhe fajsues në aspektin kolektiv përqohet nga një grup i vogel njerzish, kryesisht lider vendor,  biznesi apo grupimi të caktuar si maskim i dështimeve kolektive të asaj bashkësie të caktuar”.     

Mjerisht, pikrisht këtë mani shoqërore e vërejmë po thuaj se çdo dit në diskursin politik në Shqipëri. Kryeministri i vendit i tha një gazete Britanike javën e kaluar se “ata po marin Afganët sepse Shqipëria ka jetuar vet në diktaturë dhe e di ç’është mjerimi “.

Kjo shprehje të kall datën. Ja përse.

Ka 30 vjet që komunizmi u rrëzua në Shqipëri dhe deri sa politikanët Shqipëtar akoma përpëliten me tranzicionin politik që ka ngadalsuar edhe tranzicionin e mirfillt ekonomik dhe ka quar në një përqudnim të vlerave njerzore, shoqërore dhe etike në vend,  vënde tjera ish komuniste sot jan demokraci të konsoliduara dhe shoqëri moderniste.  Sa për ilustrim,  Slovenia u bë shtet vetëm me 1992, kaloj shpejt tranzicionin dhe përpos një sistemi të gjith mbarshëm demokratik sot po udhëheq Bashkimin Europian si kryetare e radhës.  Apo, Kroacia fqinje e Slovenisë e cila edhe pse kaloj dy luftra të përgjakshme dhe shkatrrimtare mbrenda vetëm pesë vitesh,  si anëtare e Bashkimit Europian gjën fuqinë financiare për projekte guximtare infrastrkturore si ura Pelješac që kushtoj 430 milion euro.

Gjithashtu mund të përmenden edhe vëndet tjera rreth nesh që ishin edhe ato diktatura komuniste si Romania e Bulgaria të cilat me mburrje sot radhiten si democraci të konsoliduara. 

Qështja tjeter që mbyt diskursin politik në Shqipëri është eksodi i qytetarve të Shqipërisë në vitin 1990 drejt Italisë.  Në fakt, çdo 2 Korrik Shqipëria vajton këtë ikje për të cilen politikanët gjith një fajsojnë diktaturen komuniste, ndërsa harrojnë të përmendin eksodin e viteve 1997′-98 shkaktuar nga lufta qytetare në vend si dhe numrin që kurr nuk po ndalet i Shqipëtarëve që braktisin atdheun.  Trishtuese deri në lemeri duhet të jet rezultati i një anketë e Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale shpallur me 18 Gusht 2021 e cila doli me rezultatin se “rreth 80% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi dhe gati 60% e maturantëve po planifikojnë të ikin nga Shqipëria. Nga ana tjetër rreth 95% e të rinjve të larguar për studime jashtë Shqipërisë, nuk dëshirojnë të kthehen më në vendin e tyre. Sipas Qendrës të rinjtë në Shqipëri prej vitesh kanë humbur shpresën te vendi i tyre dhe dëshirojnë të largohen për një punë më të paguar, për një ekonomi më të qëndrueshme, për arsim më cilësor, për ligje të zbatueshme, për shërbim sociale etj”. Atëher si vajtohet e kaluara kur trishtimi është këtu, tani, sot?