Faqja zyrtare e “Eurovision” në Instagram censuroi foton nga performanca e Ronela Hajatit, Ardit Çuni: Nuk do të ndryshohet asgjë nga koreografia

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2022” që mbahet nga 10 deri më 14 maj.

Por, një foto e Ronelës e publikuar nga faqja zyrtare e “Eurovsion” në Instagram nga provat e Ronelës në Torino të Italisë ka marrë gjithë vëmendjen.

Fotografia nga performanca përgatitore e Ronelës me trupën e saj të baletit u fshi nga faqja e Instagramit dhe më pas u tha se kjo ka ndodhur për shkak të censurës.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Për këtë situatë ka dhënë sqarime  një nga përfaqësuesit e delegacionit të Shqipërisë në “Eurovison” këngëtari Ardit Çuni gjatë një bisede ‘live’ me gazetarin Willima Lee Adams.

Çuni u shpreh se fotoja kryesore është fshirë, por asgjë nga performanca e Ronelës nuk është ndryshuar apo censuruar.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

“Mund të konfirmoj se janë fshirë fotot dhe kemi kërkuara një përgjigje zyrtare për arsyet, por fotoja kryesore mund të keqinterpretohej si një performancë +18. Megjithëse kjo ishte një moment i vetëm nga e gjithë videoja.  Kur u pa video u vendosë që nuk ka asnjë gjë të keqe që nuk shkon. Janë ringarkuar fotot më vonë, por sa i përket videos nuk do të ketë asnjë censurim dhe Ronela do të ketë performancën që ka përgatitur që nga fillimi”, ka deklaruar Arditi.

Kujtojmë që Shqipëria me Ronela Hajatin si përfaqësuese do të prezantohet e para në natën e parë gjysmëfinalen të festivalit. 

https://www.instagram.com/p/CdGwzLjMrVY/