Është zhdukur një 71-vjeçare nga Velesi

Veles, 16 janar – Në SPB Veles dje një banor 77-vjeçar nga Velesi D.T. ka raportuar se nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij 71-vjeçare V.T., person me probleme shëndetësore.
Siç informon sot zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska, policia ndërmori masa për gjetjen e personit.