Është shuar zjarri në rrethin e fabrikës së Çimentos Usje

Shkup, 21 gusht – Një zjarr që kishte shpërthyer në afërsi të fabrikës së çimentos Usje në Kisella Vodë, është shuar konfirmuan për MIA-n nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Siç informoi paraprakisht komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve, Zvonko Tomeski, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë nëntë zjarrfikës me dy automjete.

Shkak i zjarrit me siguri është  një defekt në instalimin elektrik.