Është rritur numri i pacientëve me grip

Shkup, 5 janar – Në javën e fundit të vitit që lamë pas është dyfishuar numri i të regjistruarve me grip, tregojnë të dhënat e Institutit të shëndetit Publik. Shifrat do të rriten këtë javë dhe kulmi pritet për dy javë, thotë epidemiologu, Sashko Ollumçev.
Festimet, shoqërimet, udhëtimet do të bëjnë të vetën. Por, situata është e ngjashme me vitin e kaluar, ai pret që ajo të kalojë e qetë. Simptomatologjia midis gripit dhe Kovidit është pothuajse e njëjtë dhe se testimi për Kovid është i panevojshëm.
“Simptomat janë me temperaturë të lartë, dhimbje të muskujve, molisje dhe kokëdhembje. Simptomat janë të njëjta të gripit dhe të kovidit, dallimi i vetëm është dhimbja në fyt dhe infeksioni.”, – deklaroi epidemiologu, Sashko Ollumçev.
Ka një numër të madh të pacientëve në popullatën më të re, të aftë për punë, por për shkak të simptomatologjisë së lehtë, ata trajtohen në kushte shtëpie. Epidemiologu Ollumçev thotë se kjo është për shkak të imunitetit të fortë kolektiv.
“Sipas të dhënave, popullata më e moshuar mbi 60 vjeç, paraqiten më tepër në mjek dhe janë raste të evidentuara, sepse ata kanë dhe sëmundje shoqëruese dhe më vështirë i përballojnë simptomat e gripit.”, – theksoi epidemiologu, Sashko Ollumçev.
Sipas epidemiologëve pritet në fund të janarit edhe një rritje e numrit të të prekurve me grip dhe pastaj në fillim të shkurtit do të fillojë të ulet numri i të regjistruarve me grip. Rekomandojnë vendosjen e detyrueshme të ma