Erdogan: Turqia vazhdon luftën kundër terrorizmit derisa të eliminohet kërcënimi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se vendi do të vazhdojë të luftojë terrorizmin brenda dhe jashtë kufijve të tij derisa të eliminohet kërcënimi.

“Ne do të vazhdojmë këtë luftë brenda dhe jashtë kufijve derisa kërcënimi terrorist ndaj vendit tonë të zhduket plotësisht”, tha Erdogan në një fjalim në një takim të mbajtur në Ankara me rastin e Ditës së Mësuesit.

Ai tha se forcat e armatosura turke po shkatërrojnë foletë e terroristëve në operacionet e zhvilluara në veri të Sirisë dhe Irakut pranë kufirit turk.

“Kudo që ka terroristë, Turqia do të jetë atje me policinë, ushtrinë dhe forcat e saj të sigurisë”, tha Erdogan.

Të dielën, Turqia nisi një operacion që kreu një seri sulmesh ajrore dhe më pas hapi zjarr artilerie mbi pozicionet e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG).

Ankaraja akuzon dy lëvizjet për urdhërimin e një sulmi në Stamboll më 13 nëntor, ku u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 81, të cilin ata e kanë mohuar. Turqia po kërcënon me operacione tokësore në veri të Sirisë për të mbrojtur kufirin e saj jugor.