Erdoğan-Raisi: E rëndësishme të shmangen hapat që do të kërcënonin më tej sigurinë dhe stabilitetin e rajonit
Erdoğan për sulmet izraelite në Gaza: Me homologun Raisi u pajtuam për rëndësinë e shmangies së hapave që do të kërcënonin më tej sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.
Presidenti turk Erdoğan tha se ka diskutuar me homologun iranian rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit kundër grupeve terroriste PKK/PYD/YPG dhe PJAK.
Erdoğan: (Me Raisin) Diskutuam nevojën për t’i dhënë fund sulmeve çnjerëzore të Izraelit në Gaza dhe për hapa urgjentë drejt vendosjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Presidenti iranian Raisi: Kemi marrëdhënie të mira me Türkiyen për shumë vite; duam t’i ngremë këto marrëdhënie në nivele edhe më të larta në të ardhmen.

