Erdogan për anëtarësimin e Finlandës në NATO, por jo edhe për Suedinë – sot takohen liderët e dy vendeve nordike

Kryeministrat e vendeve kandidate për pranim në NATO, Suedisë dhe Finlandës, planifikojnë të takohen në Stokholm, një ditë pasi që presidenti rus Recep Tayyip Erdogan, tha se Helsinki mund të marrë dritën e gjelbër nga Ankaraja, por jo edhe Stokholmi.

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, është shefja e parë e qeverisë që do të pranojë kolegun suedeze Ulf Kristersson që kur mori detyrën vitin e kaluar.

Në takim me gjasë do të diskutojnë për ndaljen e procesit për pranimin e dy vendeve nordike në NATO.

Finlanda dhe Suedia kishin dorëzuar kërkesën për anëtarësim gjatë vitit të kaluar, por Turqia për një kohë ka bllokuar këtë proces.

Presidenti turk ka thënë të mërkurën se vendi i tij po e shikon me pozitivitet kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO, por se nuk e mbështetë kandidaturën e Suedisë.

“Qëndrimi ynë për Finlandën është pozitiv, por sa i përket Suedia nuk është i tillë”, tha Erdogan sa i përket kandidaturës së dy vendeve që t’i bashkohen Aleancës Veri-Atlantike.