Emërohen tre anëtarë të rinj të Këshillit të drejtorëve të “Maqedonia 2025”

Shkup, 15 gusht – Organizata joqeveritare “Maqedonia2025” sot ka emëruar tre anëtarë të rinj të Këshillit të drejtorëve, me çka numri i tyre është rritur në tetëmbëdhjetë. Për anëtarë të rinj të Këshillit të drejtorëve, Venera Kërliu Hanxhiski – zëvendës drejtoreshë ekzekutive, drejtor i përgjithshëm operativ, nënkryetar i Këshillit të drejtorëve dhe prorektor për arsim në Universitetin Amerikan Kolegj Shkup, Gjorge Vojnoviq – drejtor i përgjithshëm i Triglav sigurim SHA Shkup, kryetar i Shoqatës së organizatave financiare pranë Odës Ekonomike, ish basketbollist profesionist dhe Radosh Vukiqeviq – drejtor i përgjithshëm i verarisë Tikvesh.

“Këta liderë impresivë e zgjerojnë gjerësinë dhe thellësinë e aftësive dhe njohurive tona si organizatë dhe e di se secili prej tyre personalisht do të kontribuojë për të ndihmuar në realizimin e misionit dhe ndikimit tonë”, deklaroi Majkëll Çkllamovski, kryetar i Këshillit të drejtorëve të Maqedonia 2025.

Nga anëtarët e rinj të Këshillit të drejtorëve pritet të kontribuojnë me njohuritë dhe përvojën e tyre dhe t’i ndihmojnë organizatës në realizimin e misionit të saj, gjegjësisht në mbështetjen e zhvillimit të vendit përmes promovimit të rritjes së qëndrueshme ekonomike i cili do t’i përmirësojë mundësitë për qytetarët, kompanitë dhe investitorët e huaj.