Einxhel konfirmon shtatzëninë, publikon video me barkun e fryrë

Einxhel Shkira ka konfirmuar shtatzëninë e saj me Dj Dagz.
Ajo ka kohë prej kur është komentuar në media lidhur me këtë, shkruan.

Moderatorja është shfaqur me barkun e fryrë përmes një video të cilën e ka postuar në ‘Instagram’.

Në këtë video ajo shfaqet bashkë me Dagz, derisa ka bërë edhe një përshkrim prekës.

“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…🤍👼🏻🧿”, ka shkruar Einxhel.