E zhytur në skandale/ Prokurorja e Sorosit në SHBA jep dorëheqjen
Një prokurore amerikane, e mbështetur nga miliarderi majtist, George Soros, ka dhënë dorëheqjen pasi ishte zhytur në skandale.
Sipas Fox News, prokurorja e qarkut në St. Louis, Kimberley Gardner, publikoi tekstin e dorëheqjes në mesin e përpjekjeve nga kryeprokurori i shtetit për ta shkarkuar për shkak të neglizhimit të detyrave.
Prokurorët e mbështetur nga Sorosi në SHBA janë kthyer në simbol të paaftësisë, neglizhencës dhe skandaleve.
Gardner ishte një nga prokuroret e para të mbështetura nga Soros që në vitin 2016. Më pas Soros e mbështeti edhe për t’u rizgjedhur në vitin 2020.
Gardner kishte në plan të rikandidonte, por prokurori i përgjithshëm Andrew Bailey i ishte vënë pas, duke e akuzuar se kishte pushuar shumë çështje kriminale.
Bailey thotë se janë plot 12 mijë dosje penale që janë pushuar nga Gardner, duke theksuar se ky është një dështim kolosal.

