E rëndë në Greqi, arrestohet 47-vjeçari, prej vitesh përdhunonte vajzën e tij

Një tjetër rast i tmerrshëm i abuzimit seksual është zbuluar në Korinth të Greqisë.

Një 47-vjeçar është arrestuar pasi u denoncua nga vajza e tij për përdhunim. Vajza e tij 19-vjeçare ka shkuar në polici ku ka denoncuar të atin pasi ky i fundit e përdhunonte dy-tre vitet e fundit.

Vajza është studente në Agrinio dhe sipas saj babai e lejoi të vazhdonte studimet nëse pranonte ta përdhunonte kur ai të kthehej në Korinth.

Babai u arrestua në Korinth nga punonjësit e policisë, për përdhunim, marrëdhënie seksuale mes të afërmve, abuzim të personit të paaftë për t’i rezistuar marrëdhënieve seksuale dhe fyerja e dinjitetit seksual.

Mediat greke raportojnë se 47-vjeçari është sjellë në Prokurorinë e Korinthit mëngjesin e së enjtes, dhe gjykimi i tij do të bëhet ditën e premte.