E kërkonte Interpoli, arrestrohet në Qafë Thanë

Më datë 27.07.2022 ora 21:00 në pikën kufitare “QafëThanë”, pas kontrollit kufitar, u konstatua se S.K.(43) nga Republika e Shqipërisë ndodhej në evidencën operative të Listës Stop me masën “arrest” në  kërkesë të Interpolit të Gjermanisë. I njëjti është privuar nga liria dhe i është dorëzuar punonjësve policorë të Stacionit Policor Strugë për procedura të mëtutjeshme.