E dashura e Kanye West, Chaney Jones nuk lë vend për imagjinatë e veshur në të shkurtra teksa zbulon tatuazhin dedikuar reperit

Chaney Jones tregoi linjat trupore teksa merrte pjesë në një festë në pishinë me miqtë në Florida të shtunën (14 maj).

24-vjeçarje shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një bluzë që tregonte dekoltenë e saj me ngjyrë gri dhe pantallona të shkurtra elastike.

Ajo mbajti syze metalike mbi sytë e saj, flokët e zeza i la të lidhura pas kokës dhe të ndarë në mes në pjesën e përparme.

Jones kishte veshur sandale me platformë dhe çantën dore, që përputhej në mënyrë të përkryer me veshjen e saj metalike, shkruan DailyMail.

Veshja e saj e shkurtër nxori në pah tatuazhin e shkruar në anën e këmbës së djathtë.

Më vonë ajo postoi një seri fotosh në Instagramin e saj, ku nuk mungoi një koment nga partneri i saj, West.

Kanye komentoi një emoji me zemër të zezë në postim dhe Jones iu përgjigj atij me tre të ngjashme.

Jones tregoi përkushtimin e saj ndaj yllit të muzikës në fillim të kësaj jave duke zbuluar tatuazhin e saj të ri kushtuar atij përmes rrjeteve sociale.

Kloni i Kim Kardashian, i cili filloi të takohej me West në shkurt, bëri tatuazh emrin e tij ligjor ‘Ye’ në kyçin e saj të dorës së majtë.

Kanye dhe Chaney u lidhën për herë të parë në fillim të shkurtit, kur u panë së bashku në Soho House në Malibu.

Ata u fotografuan në vendin ekskluziv ndërsa ai ishte ende i lidhur me aktoren Julia Fox.

Kanye dhe Julia, 32 vjeçe, ishin në lidhje për gjashtë javë përpara se të ndaheshin në fillim të shkurtit. Menjëherë pas kësaj reperi u pa duke u shoqëruar me modelen, Chaney.