Dyshohet se tentoi të dhunojë një grua në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 30.01.2025, në Fushë Kosovë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka tentuar të kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.