Dy tunelet që lidhin Elbasanin me Librazhdin, gati në fund të vitit

Dy tunelet që lidhin Elbasanin me Librzhidn do të përfundojnë brenda këtij viti.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrat Arbjan Mazniku dhe Bora Muzhaqi, inspektuan një nga kantierët më të rëndësishëm të Korridorit VIII, aty ku po ndërtohen dy tunelet me 1.1 km gjatësi.

“Investimi pritet të përfundojë në fund të këtij viti, ndërkohë që pjesë e projektit është edhe ndërtimi i dy urave të cilat lidhen direkt me tunelin”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku.

Balluku informoi se frakturat e gjeologjisë e bëjnë të vështirë situatën por jo të pamundur për të parë dritën në fund të tunelit në shtator të këtij viti.

Kjo rrugë është e kategorisë “B”, interurbane me nga 2 korsi në secilin krah, rreth 23.5 m secili krah, me dy bankina, plus bankinën e emergjencës.