Dy të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Shkup
Shkup, 18 korrik – Mbrëmë në Shkup në rrugën “Justiniani i parë” ka ndodhur një aksident mes një veture “Mercedes” e drejtuar nga F.SH (19) nga Studeniçani, dhe një veturë tjetër “Suzuki” e drejtuar nga G.T (44) nga Shkupi. Dy veturat ishin me targa të Shkupit, transmeton Zhurnal.
Nga aksidenti, me lëndime të rënda trupore ka përfunduar G.T ndërsa me lëndime pak më të lehta ka përfunduar F.SH. Është kryer ekspertizë nga SPB Shkup./Zhurnal.mk

