Dy të lënduar gjatë një sulmi të ri në Jerusalem

Një burrë i armatosur sot ka hapur zjarr në Jerusalemin Lindor, me ç’rast ka plagosur të paktën dy persona, kumtoi policia.

Sulmi ka ndodhur më pak se një ditë pas sulmit më vdekjeprurës në qytet nga viti 2008. Dje një palestinez në një sulm të armatosur ka vrarë shtatë persona para një sinagoge.

Shërbimi për raste urgjente kumtoi se personat janë lënduar rëndë.