Dy persona e humben jetën në stuhinë e borës që përfshiu pjesët qendrore të SHBA
Dy persona e humbën jetën në motin e keq të ndjekur nga stuhitë e borës dhe erërat e forta uragane që përfshinë pjesën qendrore të SHBA-së.
Nënë e bir vdiqën në zonën pyjore të Kitvil, në pjesën qendrore të shtetit federal Luiziana. Sipas policisë, djali u gjet një milje larg shtëpisë së tij në zonën Kitvil, ndërsa edhe nëna e tij u gjet e vdekur një bllok larg shtëpisë së saj.
Në Farmervil, Luiziana, rreth 90 milje (145 km) në lindje të Kitvil, njezët njerëz u dërguan në spital, disa me lëndime të rënda, pasi një tornado përfshiu një kompleks apartamentesh.
Meteorologët parashikojnë një stuhi edhe më të fortë për ditën e sotme. Një paralajmërim për tornado u lëshua gjithashtu këtë mëngjes për pjesë të Luizianës dhe Misisipi. Tornadot goditën gjithashtu Teksasin, ku gjithashtu shkatërruan dhjetëra shtëpi.
Të paktën pesë persona u lënduan në periferinë e Dallasit, Grejpvin, deklaroi zëdhënësja e policisë Amanda Meknju.

