Durrës, Rama në fabrikën e parfumeve “Made in Albania” për tregjet europiane

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në fabrikën “Next Generation Perfumes” në Durrës, ku prodhohen parfumet “Made in Albania”, një dëshmi e depërtimit të cilësisë shqiptare në tregjet europiane.
“Next Generation Perfumes”, është histori suksesi që tregon fuqinë e investimeve të huaja në Shqipëri.
Kompania njofton dhe ambicien për të zgjeruar aktivitetin, duke rritur investimet në Shqipëri dhe duke shtuar linjat e prodhimit, çka do përkthehet me shtim të ardhurash, shtim të vendeve të punës.