Dorëzohet çmimi shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2022

Shkup, 4 maj – Profesorit universitar Misho Dokmanoviq sot në Kuvend i ishte dorëzuar çmimi shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2022, që ndahet për punët e rëndësishme nga interesi shtetëror në fushën e shkencës.
Dokmanoviq është fitues i çmimit për veprën “Сами на своето – кратка историја на македонската независност (1990 – 1993)”.
Kryetari i ASHAM akademiku Lupço Kocarev, i cili është edhe kryetar i Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror “Goce Dellçev” ia dorëzoi çmimin Dokmanoviqit.
Misho Dokmanoviq është profesor i rregullt në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup. Ai i ligjëron lëndët “Historia e së drejtës” dhe “Historia bashkëkohore maqedonase” në studimet deridiplomike dhe lëndët Ballkani dhe Diplomacia amerikane”, “Protokolli diplomatik” dhe “Historia dhe Diplomacia e Lindjes së Afërt në studimet pasdiplomike. Në periudhën nga viti 2007-2013 e ka ligjëruar edhe lëndën Drejtësi dhe Teknologjia Informatike.
Në dorëzimin e çmimit “Goce Dellçev” në Kuvend morën pjesë akademikë, profesorë, deputetë…