Dora “e zgjuar” bionike po bëhet më funksionale sa më gjatë që përdoret

Esper Bionic ka zhvilluar një krah bionik të krijuar për të lehtësuar jetën e njerëzve pa ekstremitete të sipërme.

Esper Bionic prezantoi krahun bionik në CES të këtij viti, dhe ai mund të kapë dhe të ngrejë objekte, t’i përdorë ato, të hapë shishe, por shumë më tepër.

“Ne jemi duke zhvilluar krahë protetikë robotikë, si dhe një platformë softuerike që përmirëson kontrollin e protezave robotike. Këto proteza kontrollohen nga sensorë të muskujve të vendosur në sipërfaqen e lëkurës dhe zbulojnë aktivizimin e muskujve të parakrahut. 300 të tjera të ardhshme, dhe ne jemi aktualisht në një beta të mbyllur. Po e shesim, por një grupi të mbyllur përdoruesish”, tha Dima Gazda, themeluese e Esper Bionics.

https://www.facebook.com/interestingengineering/videos/652332279303303/

Vizitorët në stendën e kompanisë mund të shihnin në detaje krahun bionik që mund të përfaqësojë të ardhmen e protetikës. Kjo dorë ka aftësinë për të “mësuar” dhe bëhet më e mirë sa më gjatë të përdoret.

Krahu protetik mori miratimin verën e kaluar dhe tani kompania është duke përsosur integrimin e softuerit dhe harduerit përpara se t’ua ofrojë klientëve.

Shumica e protezave të duarve nuk kanë asnjë funksion ose vetëm një, kështu që produkti Esper Hand mund të bëjë një ndryshim të madh për miliona njerëz.