Donacion për shoqatat vullnetare zjarrfikëse

Shkup, 18 maj – Kompania Armos plus SHPK Shkup në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kroacisë dhe Klubit afarist kroat në Shkup, dhuroi mbi 200 kominoshe për zjarre pyjore për shoqatat vullnetare zjarrfikëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Gjatë verës së kaluar, Republika e Maqedonisë së Veriut u kaplua nga një numër i madh i zjarreve dhe zhvillimi i zjarrfikjes vullnetare u paraqit si nevojë e domosdoshme. Ekipi profesionist i Armor Plus si kompani me përgjegjësi shoqërore me traditë të gjatë në prodhimin dhe shitjen e mbrojtjes zjarrfikëse, së bashku me Ambasadën e Republikës së Kroacisë dhe Klubit afarist kroat, vendosëm të japim kontributin tonë në zhvillimin e shoqatave vullnetare zjarrfikëse, posaçërisht sepse në këtë moment ato janë pa të ardhura stabile për financim dhe pajise të dobët me mjete teknike apo pajisje personale mbrojtëse”, ceket në kumtesën e Ambasadës kroate në Shkup.
Edhe në të kaluarën Armor Plus e ka ndihmuar sektorin e zjarrfikjes, ndërkaq donacioni i sotëm prej mbi 200 kominosheve për zjarre pyjore, vlera e të cilave është mbi 50.000 euro, siç thuhet në kumtesë, ka për qëllim promovimin, mbështetjen dhe zhvillimin e vullnetarëve gjatë zjarreve dhe fatkeqësive elementare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.