Dogana serbe ndaloi kontrabandim të arit nga një shtetas i Maqedonisë
Shkup, 21 shkurt – Nëpunësit serb doganor në vendkalimin kufitar “Batrovsi” me Kroacinë, ndaluan tentim për kontrabandë të 716 gramë stoli ari që shtetasi i Maqedonisë së Veriut ka tentuar të kaloj përmes kufirit me bagazhin e tij, njofton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.
Stolia e arit ka qenë e zbuluar të shtunën, më 21 shkurt kur në hyrje të vendkalimit kufitar “Batrovce” në mes Kroacisë dhe Serbisë, ka mbërritur automjeti “shkoda oktavia” VRS, me targa të Zvicrës, me të cilin kanë udhëtuar katër persona nga Zvicra për në Maqedoni të Veriut.
Në pyetjen e doganierëve se a kanë diçka për të paraqitur, të gjithë pasagjerët janë përgjigjur se kanë vetëm bagazh personal.
Por, gjatë kontrollit janë demantuar pretendimet e tyre, sepse në bagazhët e tyre janë gjetur sasi të konsiderueshme stoli ari i paketuar, të cilin askush nuk e ka përmendur.
Bëhet fjalë për 716 gramë stoli të ndryshme, për të cilin si pronarë është paraqitur pasagjeri që ulej në karriget e pasme të automjetit.
Në bagazhin e 47-vjeçarit shtetas i Maqedonisë së Veriut përveç qaforeve, vathëve dhe unazave ka pasur edhe 39 dukat me peshë të përgjithshme mbi 135 gramë.
Edhe përskaj apeleve të shumta dhe informacione në ueb-faqen e Drejtorisë Doganore të Republikës së Serbisë, si dhe në vendkalimet, se duhet të paraqiten mjete me vlerë që pasagjerët i posedojnë me vete, nuk janë të rralla edhe rastet që disa pasagjerë e shmangin këtë obligim të përshkruar dhe me vetëdije rrezikojnë që të njëjtat tu sekuestrohen përkohësisht apo afatgjatë.