Dogana konfiskoi 1000 teste antigjen të padeklaruara për Kovid-19

Shkup, 23 gusht – Gjatë kontrollit të një autobusi të paraqitur për hyrje në VK Tabanoc, inspektorët doganor nga Reparti për Punë Operative përkohësisht ndaluan 1000 teste antigjen për Kovid-19, kumtoi sot Drejtoria Doganore.
Prej atje informojnë se në VK Tabanoc dje në orën 13:00 për hyrje është paraqitur një autobus me targa të Maqedonisë nga transportuesi Durmo turs – Gostivar, i drejtuar nga personi S.M. nga Gostivari, i cili qarkullon në linjë të rregullt Gjermani-Strugë. Gjatë kontrollit detajor të kryer, në hapësirën e bagazhit janë gjetur tre pako të padeklaruara nga udhëtari B.S. prej Gostivari, në të cilin janë gjetur 1000 teste antigjen për Kovid-19, Hotgen, me vlerë të përgjithshme prej rreth 50.000 denarë.
Malli përkohësisht është marrë me vërtetim për gjëra të konfiskuara të përkohshme, ndërsa kundër personit të paraqitur do të ngritet kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje deri te Reparti për procedurë kundërvajtëse pranë Drejtorisë Doganore.