Do të formohet trup koordinativ për ballafaqim me pasojat nga murtaja afrikane e derrave

Shkup, 11 gusht – Ministrat në seancën e sotme qeveritare e kanë obliguar Agjencinë për ushqim dhe veterinari (AUV) që të dorëzojë informatë deri te Qeveria për gjendjen me murtajën afrikane të derrave në vend.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Qeveria ka miratuar konkludim për ndërmarrjen e aktiviteteve për formimin e Trupit koordinativ për ballafaqim efikas institucional me pasojat nga kjo sëmundje dhe mbrojtje të fermave të derrave