Dje u gjobitën 452 shoferë për ngasje të shpejtë

Shkup, 4 tetor – Gjatë ditës së djeshme në aksionin kontrollues në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë sanksionuar 452 shoferë.

Prej tyre, informuan nga MPB, 43 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa nëntë automjete me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Gjatë kësaj, 203 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 249 jashtë vendbanimit.