Ditë e zezë/ Gjendet i pajetë në kanal një person në Pogradec

Pas gjetjes në Lanë të një personi të vdekur, një tjetër rast në pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas, Pogradec.

Në një kanal, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.