Dita e iluministëve mbarësllovenë u shënua mes maqedonasve në Shqipëri
Pustec, 24 maj – Maqedonasit etnikë nga Pusteci në Shqipëri sot në fshatin Glloboçan, Prespë e Vogël, për herë të parë shënuan 24 Majin – Ditën e iluministëve mbraësllovenë, vëllezërve të Cirili e Metodi.
U mbajt tubim shkencor në bashkëorganizim të Shoqatës maqedonase “Dielli” nga Shqipëria, Universiteti “Fan Noli” nga Korça dhe Shoqata për letërsi dhe kulturë “Mackovo” nga Ohri.
Pjesëmarrësit në tubim i përshëdneti Vasil Sterjoski, deputeti i parë maqedonas në Parlamentin shqiptar dhe kryetar i partisë politike të Maqedonasve – MAEI.
Para shtëpisë përkujtimore të Sterjo Spases u mbajtën disa promovime të librave dhe lexime poetike.
Ngjarje qendrore ishte promovimi i veprës kapitale “Integrimi harmonizues i pakicës maqedonase në Republikën e Shqipërisë – Rasti i pakicës maqedonase në rajonin e Prespës dhe Vërbnik” nga prof.dr. Maria Dojçe, intelektuale e shquar shqiptare. Studimi fokusohet në ndikimet e ndërsjellta socio-kulturore mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve të bashkësisë maqedonase në rajonin e Korçës.

