Disney emëron “një ekzekutiv të veçantë” për të mbikëqyrur strategjinë për Metaverse
Disney ka caktuar një ekzekutiv për të udhëhequr në mënyrë specifike strategjinë e gjigantit të argëtimit për Metaverse.
Sipas mediave të huaja, Mike White, i cili ka qenë me firmën për më shumë se 10 vjet, do të mbikëqyrë një ekip që përfshin drejtues të lartë.
Në një memo për stafin, e cila është parë nga BBC, shefi ekzekutiv Bob Chapek tha se Metaverse është “kufiri tjetër i madh i tregimit” që do të eksplorohet.
Gjigantët e teknologjisë, duke përfshirë pronarin e Facebook, Meta dhe Microsoft, po derdhin miliarda dollarë në Metaverse.
Në memorandum, Chapek e përshkroi Metaversen si një “vend të përsosur për të ndjekur shtyllat tona strategjike të përsosmërisë së tregimit, inovacionit dhe fokusit të audiencës”.
White do të bëhet nënkryetari i lartë i Disney për “Tregimet e Gjeneratës së Ardhshme dhe Përvojat e Konsumatorit”.
Disney tha se e sheh Metaversin si evolucionin e radhës të traditës së saj pothuajse 100-vjeçare.