Diplo – një tjetër yll botëror që do të performojë në “Sunny Hill Festival 2022”

Festivali “Sunny Hill” po afron dhe bashkë me të edhe një sërë yjesh me famë botërore.

Pas reperëve të famshëm, Skepta dhe AJ Tracey, është konfirmuar performanca e një tjetër artisti të madh.

Bëhet fjalë për Thomas Wesley Pentz apo siç njihet për të gjithë Diplo, me një karrierë të bujshme si DJ, producent dhe tekstshkrues me bazë në Los Angeles

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill”, në një postim të hedhur në Instagram.

“Sunny Hill Festival do të jetë elektrik. Legjenda e zhanrit elektronik dhe dance Diplo. Si një artist i nominuar dhjetë herë për Grammy, Diplo është themelues i muzikës elektronik dance”, thuhet mes tjerash në postim.