Digjet një lopë në Rahovec

Një lopë është djegur si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtallë me ushqimin e bagëtive.

Policia bënë të ditur se janë djegur edhe një sasi e konsiderueshme e ushqimit të bagëtive.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një stallë me ushqim të bagëtive, ku si pasojë e zjarrit është djegur një sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve si dhe një kafshë shtëpiake (lopë). Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes.