Dhurata e veçantë që iu bë Zelenskyt nga Kongresi Amerikan
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i ka dhuruar Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, flamurin amerikan që valoi mbi Capitol Hill, gjatë vizitës së tij të mërkurën.
Pasi Zelensky iu drejtua anëtarëve të Kongresit me një fjalim, Pelosi i shtrëngoi dorën Zelenskyt dhe i dhuroi flamurin e SHBA-së.
“Ky flamur u valëvit mbi Kapitol sot për nder të vizitës së presidentit,” njoftoi Pelosi.
Ky është udhëtimi i parë i presidentit Zelenski jashtë vendit që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.

