Dhunë në një familje në Prishtinë – theret me thikë një person

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë për shkak se kishin ushtruar dhunë në familje.

Si pasojë e dhunës njëri prej të dyshuarve kishte pësuar lëndime trupore pasi ishte ther me thikë dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.