Dezinformatat përmes objektivit të fotoaparatit

Shkup, 2 tetor – Përhapja e dezinformatave përmes fotografisë është pothuajse aq e vjetër sa vetë mediumi. Ka shumë shembuj të fotografive të inskenuara apo të ndryshuara si pjesë e propagandës politike apo në rolin e mbështetjes së narrativave të ndryshme. Për më tepër, në epokën digjitale, kjo praktikë arrin lartësi të reja, ku redaktimi i fotografive bëhet gjithnjë e më i përhapur dhe i sofistikuar, dhe fotot e “keqpërdorura” shpërndahen globalisht në sekonda.

Fotografi Gjorgji Liçoski vlerëson se dezinformatat janë problem i madh në gazetari dhe se ato janë duke u rritur me shpejtësi të madhe .at the 2014 Winter Olympics, Saturday, March 5, 2016, in Sochi. (AP Photo/=263021002317=)

“Kam më shumë se 30 vjet që merrem me fotoreporteri dhe mund të them që dezinformimi është diçka që del jashtë kontrollit. Duke qenë se gazetat kanë vdekur praktikisht në vendin tonë, gazetaria është reduktuar në gazetari interneti ku nuk ka kontroll. Aq më pak është fjala e shkruar. Ushtri njerëzish, ushtarë partiakë, po na bombardojnë me dezinformata në çdo nivel dhe është diçka që është vërtet jashtë kontrollit”, thotë ai.

Sipas fotografit Robert Atanasovski, manipulimi përmes fotografisë është një nga format më të njohura dhe më efektive të manipulimit të njerëzve.

“Arsyeja për këtë qëndron në faktin se njerëzit janë qenie vizuale dhe fotot, më shumë se teksti, mund të ndikojnë tek ata më shpejt dhe më efektivisht. Gjithashtu, unë them nga përvoja se njerëzit kanë më shumë gjasa të besojnë fotot sesa tekstet”, vlerëson ai.

Ai shton se nëse gazeta apo portali ka një mendim të keq për një politikan të caktuar, redaktori i fotografisë apo gazetës mund të zgjedhë një fotografi më të keqe nga afër të atij politikani. Ai thekson se kjo tashmë ka ndodhur në disa nga mediat tona dhe është një lloj manipulimi.

“Në fillim të shekullit të 20-të fotografia pushoi së qeni thjesht art dhe ilustrim në gazeta, filloi të përdoret për marketing dhe për qëllime specifike. Manipulimet me foto janë bërë ekstreme për promovimin e produktit apo për paraqitjen e qëllimeve të caktuara politike. Një fotografi në gazeta ose për qëllime marketingu përdoret me qëllimin që lexuesi të reagojë me një lloj veprimi politik, për shembull, urrejtje ndaj një lideri politik. Tashmë është propagandë dhe ndoshta lloji më i keq. Por ka mënyra të tjera”, shpjegon Atanasovski.

Ai e përmend kontekstin e rremë si një nga format më të rrezikshme të manipulimit.

“Kjo është një situatë kur një foto e caktuar përdoret në një kontekst që nuk është i përshtatshëm, pra për të ilustruar një ngjarje që nuk lidhet me të. Këtu, natyrisht, nuk nënkuptojmë një foto dukshëm të shpikur dhe të paramenduar që i shërben nevojave reklamuese dhe të ngjashme, por një foto që ekziston dhe gjendet në internet ose në një arkiv fotografish, për një gazetë ose për një postim në rrjete sociale. Në këtë mënyrë ndryshohet tërësisht kuptimi dhe karakteri origjinal i fotografisë apo i një ngjarjeje të caktuar”, thotë ai.

Në këtë kuptim, shton ai, ka një ekzagjerim të vetëdijshëm në paraqitjen e situatave ekzistuese për të tërhequr vëmendjen e marrësve të vendimeve apo publikut të gjerë ndaj një problemi.

“Për shembull, kur qëllimi është të mërzitet publiku i gjerë për qëndrimin e papërgjegjshëm ndaj natyrës, atëherë fotografia e lumenjve më të ndotur në botë shpesh mund të përdoret si një lloj paralajmërimi ose në çdo kontekst që lidhet me ndotjen. Për shembull, një fotografi e një lumi të ndotur është bërë nga kudo dhe shkruhet se Vardari është i ndotur për shkak të interesave specifike”, thekson Atanasovski.

Peaks of the highest buildings the only one that could be seen from mountain Vodno whereas town is covered by extreme fog created from pollution in Skopje on December 15, 2017.High pollution levels have been plaguing Macedonia for years, especially the citiy of Skopje, which is among Europe’s most polluted areas. / AFP / Robert ATANASOVSKI

Liçovski thotë se manipulimet me fotografitë janë të pranishme çdo ditë.

“Fotoshopimi i fotografive, manipulimi i kohës dhe vendit të fotografisë, vjedhja e fotove dhe shkrimi i teksteve me një kontekst tjetër është diçka që është bërë normale në hapësirat tona”, thotë ai.

Rregullativë e paqartë ligjore dhe vjedhja masive e fotografive autoriale, janë përditshmëri në fotogazetarinë e vendit tonë

Në vend ka një rregullim të paqartë ligjor se çfarë ndodh me fotografinë pas publikimit të saj në internet, thotë Liçovski, i cili shton se fotografitë vidhen masivisht dhe rrallë dikush mban përgjegjësi për këtë.

“Ka njerëz që mundohen të merren me media që vjedhin fotografi me padi, por, definitivisht, fotoreporterët nuk kanë kontroll mbi fotografitë pasi ato publikohen në internet”, thotë fotografi Liçovski.

Atanasovski gjithashtu pajtohet se nuk kanë kontroll mbi fotografitë.

“Ne nuk kemi kontroll mbi fotot nëse ato publikohen në internet, të cilat në parim i publikojnë për një ngjarje specifike që lidhet me një ngjarje të caktuar”.

Normalisht kam besimin dhe qëllimin më të mirë për një media normale që merret vetëm me fakte, por këtu tashmë shfaqen rrjetet sociale me mijëra komente dhe interpretime dhe këtu tashmë ka vend për manipulime dhe për shtrembërim të së vërtetës, thotë ai.

Sipas tij, ne jemi larg respektimit të së drejtës së autorit.

“Madje mund të them se e drejta e autorit është më së paku respektuar në rajon. Ne kemi provuar strategji të ndryshme deri më tani. Nuk po them jo, por pjesërisht pa sukses. Mbetet të zgjidhen problemet me procese gjyqësore. Por tani situata ka ndryshuar pak pasi disa kolegë kanë filluar të kërkojnë të drejtat e tyre përmes gjykatave dhe avokatëve dhe po ia dalin mbanë. Ky është një fillim për zgjidhjen e problemit. Derisa të miratohet një ligj posaçërisht për të drejtat e autorit dhe për situata të veçanta fotografike, kështu do të jetë. Dhe pas një kohe ndërgjegjja e mediave që mendojnë se hapësira e internetit është e tyre pa kufizim do të ndryshojë”, vlerëson ai.

epa04990570 YEARENDER AUGUST 2015 
Children cry as migrants wait on the Greek side of the border break through a cordon of Macedonian special police forces to cross into Macedonia, near the southern city of Gevgelija, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 21 August 2015. Macedonian police clashed with thousands of migrants attempting to break into the country after being stranded in no-man’s land overnight, marking an escalation of the European refugee crisis for the Balkan country. EPA/GEORGI LICOVSKI

Liçkovski, nga ana tjetër, thotë se situata me fotoreporterinë tek ne është katastrofike në çdo pikëpamje.

“Numri i fotoreporterëve në Maqedoni në vitin 2001 ishte më shumë se 40, ne ishim të pajisur mirë teknikisht dhe kishim paga solide në krahasim me kolegët tanë ballkanas. Sot me fotografinë gazetareske merren profesionalisht një dhjetëra persona, të cilët paguhen shumë keq, të pajisur tmerrësisht dhe më e keqja është se nuk ka më të rinj që duan të merren me këtë profesion. Të drejtat e autorit nuk respektohen, na vjedhin pa mëshirë dhe vështirë se dikush ia ka dalë të padisë për vjedhjen e një fotografie. Fotogazetaria është një profesion që po vdes në Maqedoni”, thotë ai.

Sa i përket fotografisë specifike gazetareske, Atanasovski thekson se ne ende dimë të jemi konkurrues dhe thekson se për shkak të krizës në hapësirën mediatike, ka edhe krizë në kuptimin e numrit të reduktuar të fotoreporterëve.

Thelbi i gazetarisë dhe fotografisë është të përcjellin ë të vërtetën

Sipas Liçovskit, thelbi i gazetarisë dhe fotografisë është ta përcjellin të vërtetën, prandaj ekziston gazetaria.

“Nëse njerëzit humbasin besimin në media, siç po ndodh tashmë në vendin tonë, atëherë ekzistenca e mediave është e kotë, nëse ato tashmë janë kthyer në një mjet në duart e strukturave partiake dhe kriminale për keqinformimin e njerëzve”, vlerëson ai.

epa05853852 (FILE) – A file picture dated 13 August 2015 shows an exhausted and frustated migrant holding his head after he missed to get a place on a train heading to the Serbian border at the train station in Gevgelija, The Former Yugoslav Republic of Macedonia (FYROM). The summer of 2015 put the cooperation between EU countries to a test when more than a million refugees entered Europe fleeing from wars and poverty. The 60th anniversary of the signing of the Treaty of Rome is marked on 25 March 2017. The treaty was signed on 25 March 1957 by Belgium, France, Italy, Luxembourg, the Netherlands and West Germany to form the European Economic Community (ECC). It continues to be one of the most important ones in the history of the European Union (EU). EPA/GEORGI LICOVSKI

Atanasovski pajtohet se raportimi për të vërtetën është thelbësor.

Liçovski thotë se nuk është aq e vështirë të shmangen dezinformata dhe shton se duhet kontrolluar dyfish ose trefish burimin e informacionit apo fotografisë. Sipas tij, ndonjëherë duhet të presësh që të kesh kohë të kontrollosh vërtet nëse diçka është e vërtetë apo jo – thotë ai.

A protester write on the facade of the Ministry of Justice building with color spray during an anti-government protest in Skopje on May 20, 2016, in a series of protests dubbed Colorful Revolution. Crisis-hit Macedonia on Wednesday postponed elections due next month, after the European Union called on Skopje to delay the polls to ensure they could take place freely and fairly. The delay was agreed by parliament, which reconvened after Skopje’s constitutional court froze all activities related to the controversial parliamentary polls scheduled for June 5. / AFP PHOTO / Robert ATANASOVSKI

Atanasovski vlerëson se më e rëndësishmja është gazetaria profesionale dhe objektive, ku përfshihet edhe fotografia gazetareske. E vërteta është gjithmonë më e vështirë për t’u manipuluar. Dhe përvoja për të njohur manipulimin është e rëndësishme”, vlerëson ai.

Fotografitë i shtojnë besimin deklaratave. Ato shërbejnë si provë se një ngjarje ka ndodhur dhe janë më të lehta për t’u memoruar. E vërteta në fotografi nuk ka të bëjë vetëm me autenticitetin, ka të bëjë me mënyrën se si fotot përshtaten së bashku, cila është struktura e tyre narrative dhe si funksionojnë brenda një botimi të caktuar. Të gjitha fotografitë përmbushin funksione specifike në kontekste specifike dhe mund të ndryshojnë kuptimin dhe kontekstin, pikërisht për këtë arsye është e nevojshme të bëhet kujdes me përdorimin dhe modifikimin e tyre dhe të respektojmë të drejtat e autorit pas objektivit.