Dështon edhe seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, mungojnë tre të akuzuar

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë edhe në një seancë, por që u zhvillua në Pallatin e Drejtësisë. Por edhe ajo dështoi, në mungesë të tre të akuzuarve të tjerë në këtë rast. Haxhiu, bashkë me Donika Kadaj-Bujupin, Pal Lekajn dhe Besa Baftiun, akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend, vepër që dyshohet të jetë kryer gati 1 dekadë më parë, dhe po e mbërrin parashkrimin