Deputetët debatojnë për propozim ligjin shtesë për stabilitet financiar

Shkup, 23 maj – Deputetët sot në Kuvend debatojnë për Propozim ligjin shtesë për stabilitet financiar, me flamur evropian.

Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja për Ligjin për këshillin financiar informoi se ai parasheh që Këshilli financiar i cili duhet të jepet, siç tha, disa korniza dhe udhëzime financiare për lëvizjen e politikave financiare qeveritare, por se mendimet e tij nuk janë obliguese, Ai mendon se përbërja e Këshillit të tillë në ligjin e tillë është vonuar dhe shtoi se Qeveria është dashur më herë të bëjë përforcim kuadrovik në Ministrinë e Financave. Milloshoski përkujtoi se për pesë vjet janë ndërruar tre ministra të Financave dhe nuk ka strategji të harmonizuar për politikën financiare në shtet.

Deputeti, Dime Velkovski nga LSDM-ja për propozimin shtesë të ligjit për stabilitet financiar, me flamur evropian, theksoi se ky vendim ligjor është sjell në procedurë kuvendore më 23 tetor të vitit 2021.

Në debat dominuan shumë tema, si gasifikimi, kriza energjetike, rryma e shtrenjtë, krimi dhe korrupsioni, varfëria, të rinjtë të cilët duan ta braktisin vendin, ushqimi i shtrenjtë…

Paraprakisht koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në vërejtjen procedurale tha se pjesa më e madhe e qytetarëve në vend në kanalin kuvendor të TVM-së shohin fotografi, ndërsa nuk ka zë. Ai kumtoi se edhe në Kuvend nuk ka kushte për punë, se deri para disa ditëve nuk ka punuar ueb faqja e Kuvendit, duke vlerësuar se qëllimi është që të heshtë opozita. Micevski kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të sigurojë kushte më të mira për punë.

Në rend dite të seancës së 71-të janë Raportet vjetore për vitin 2021 të punës së Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, si dhe Raportin vjetor të Avokatit të popullit për shkallën e respektimit të sigurisë, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2021.

Para deputetëve në këtë seancë është edhe Propozimi për kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Sonja Mirkovska.

Në rend dite është edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tregti, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për mjedis jetësor dhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës.

Në sallën kuvendore nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka pasur shkrim “Bllokadë aktive për shpëtim nga katastrofa kombëtare”.

Zëvendëskryetari i Kuvendit, Goran Misovski e ndërpreu debatin për Propozimin shtesë të ligjit për stabilitet financiar dhe paralajmëroi se seanca e 71-të do të vazhdojë të mërkurën