Deputetët debatojnë për Propozim-ligjin shtesë për kryerjen e punëve të kontabilitetit

Shkup, 25 maj – Deputetët pasdite debatuan për Propozim-ligjin shtesë për kryerjen e punëve të kontabilitetit, i cili është pika e 14-të nga seanca e 71-të. Paraprakisht, në Kuvend zhvillohet debat për Propozim ligjin për stabilitet financiar për të cilin deputetët debatuan disa ditë. Për pikën, do të votohen në ndonjërën prej seancave të ardhshme.

Për deputetët e opozitës, në Propozim-ligjin shtesë për kryerjen e punëve të kontabilitetit më kontestuese është që propozohet formimi i trupit të pavarur, Këshill për avancim dhe mbikëqyrje të profesionit të kontabilitetit, me të cilin, sipas tyre, pushteti do të ketë mbikëqyrje në gjendjen financiare të kompanive, me çka hapet mundësia për keqpërdorim. Sipas shumicës qeveritare, ky propozim është me flamur evropian dhe sjell harmonizim me standarde ndërkombëtare, ndërsa propozim-teksti është përmirësuar me amendamente.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka dhënë pauzë prej një ore, ndërsa debati për Propozim ligjin shtesë për kyerjen e punëve të kontabilitetit, duhet të vazhdojë në ora 20:00.