Debat publik dhe ekspert për planin urbanistik për ndërtimet me rëndësi shtetërore për interkonektorin me Greqinë
Shkup, 15 gusht – Në shtator do të organizohet një debat publik dhe ekspert për Planin Urbanistik për zonat dhe ndërtimet me rëndësi shtetërore për gazsjellësin interkonektues me Greqinë.
Nga “Burimet Kombëtare të Energjisë”(BKE) informuan sot se plani urbanistik do të jetë i disponueshëm për inspektim nga data 17 deri më 18 shtator në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, si dhe në sistemin elektronik E-Urbanizëm dhe në ueb faqet e internetit të komunës së Negotinës, Demir Kapisë, Bogdancit dhe Gjevgjelisë.
Gjithashtu, në formë letre, një kopje e planit urbanistik do të ekspozohet për inspektim dhe kontrollim nga opinioni i gjerë në hapësirat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe në komunat Negotinë, Demir Kapi, Bogdanc dhe Gjevgjeli.
Debati publik do të mbahet më 20 shtator, ndërsa debati i ekspertëve më 28 shtator. Të dyja seancat do të mbahen në hapësirat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve nga ora 10:00.
“Pjesëmarrësit në debatin e ekspertëve mund të paraqesin vërejtjet e tyre jo më vonë se 15 ditë nga mbajtja e debatit profesional. Vërejtjet do të jenë pjesë përbërëse e procesverbalit të debatit profesional, në bazë të të cilit përpilohet raporti i debatit profesional, i cili përgatitet nga komisioni i ekspertëve i formuar nga miratuesi i planit”, qëndron në njoftimin e BKE-së.