Costa: Çtensionimi i situatës, kusht për heqjen e sanksioneve
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Në konferencën për shtyp së bashku me presidenten Osmani, Costa deklaroi se heqja e sanksioneve të vendosura nga BE ndaj Kosovës, lidhen me çtensionimin e situatës në veri, por që sipas tij nuk po ndodh një gjë e tillë.
Ai beri thirrje për vijimin e dialogut me Beogradin. Por sipas presidentes Vjosa Osmani, Kosova i ka përmbushur kërkesat e Brukselit për heqjen e masave, dhe për sa i përket dialogut me Serbinë, njohja reciproke duhet të jetë në fokus.

