Conchita Wurst tregon se si fitorja e Eurovisionit i ndryshoi asaj jetën dhe motivoi shumë njerëz që ishin si ajo
Conchita Wurst ka zbuluar sesi fitorja e saj në Eurovision hapi rrugën në mbarë botën për njerëzit si ajo.
Duke folur në një event të Booking.com të shtunën, këngëtari/ja austriake, e cila fitoi konkursin në vitin 2014, thotë se fitorja e saj ‘detyroi’ një bisedë globale rreth gjinisë, shkruan DailyMail.
“Mendoj se ata ishin të detyruar, veçanërisht në Austri, ata duhej të mendonin se çfarë është mashkullore dhe çfarë është femërore. Nëse ata donin të mendonin për këtë apo jo. Dhe kjo me të vërtetë u pranua”, tha 33-vjeçari/ja.

“Atëherë në vitin 2014, kishte kaq shumë njerëz ‘queer’ që hynin në treg, me Ru Paul’s Drag Race, me Laverne Cox dhe Caitlyn Jenner, edhe pse ne e anuluam atë”, shtoi ajo duke qeshur.
“Fitorja ime ishte me të vërtetë ndikuese dhe u shndërrua në atë që është sot – të rinjtë sot janë kaq të sigurt. Bëhem i/e pasigurt kur flas me një 18-vjeçar! Dhe unë e dua atë. Më pëlqen ky lloj përparimi”, tha fituesi/ja e Eurovision 2014.

