Çmime të kripura në Elbasan/ Qytetarët prisnin të uleshin pas festave të fundvitit, por u shtrenjtuan më shumë
Elbasan, 5 prill medial.mk/ – Pas valës së rritjeve të çmimeve të shportës për festat e fundvitit, një tjetër rritje e papritur edhe më e madhe në pranverë.
Atëherë kur mendohej se çmimet do të normalizohen pasi nisin prodhimet e serave, ndodhi krejt e kundërta.
Qytetarët me të ardhura mesatare e sidomos pensionistët po limitohen vetëm me ushqimet bazike, duke hequr dorë nga shumë të tjera që janë të papërballueshme.
Tashmë tavolina e një familje mesatare është thjesht një tavolinë mbijetese.

