CMG-ja: Rruga e zhvillimit paqësor e Kinës krijon mundësi për botën
Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, që prej krijimit në vitin 1949 Republika Popullore e Kinës nuk ka nisur e para asnjë luftë apo konflikt dhe nuk ka pushtuar asnjë centimetër të territorit të ndonjë vendi tjetër. Tani Kina është vendi që ka dërguar më shumë ushtarë paqeruajtës ndër pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe kontribuuesja e dytë më e madhe e fondeve paqeruajtëse. “Para sfidave si pandemia, acarimi i konflikteve gjeopolitike dhe rigjallërimi i dobët i ekonomisë globale, paqja dhe zhvillimi duken edhe më të çmuara në këtë moment,” vihet në dukje në koment, duke shtuar se, në këtë sfond, Kina me strategjinë e hapjes me leverdi të ndërsjellë, po krijon pandërprerë raste të reja zhvillimi për botën

Nisma ‘Një brez, një rrugë’ është një produkt i rëndësishëm publik që Kina i ofron botës. Që prej fillimit të saj në vitin 2013, 149 vende e 32 organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar marrëveshje me Kinën në kuadër të kësaj kornize bashkëpunimi. Deri në fund të gushtit të sivjetshëm, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së Kinës me vendet pjesëmarrëse në ‘Një brez, një rrugë’ arriti në rreth 12 trilionë dollarë amerikanë dhe Kina ka investuar mbi 140 miliardë dollarë amerikanë në këto vende. Shumë projekte të mëdha infrastrukturore kanë sjellë përfitime konkrete për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së popujve të këtyre vendeve. Një raport i Bankës Botërore parashikon se, deri në vitin 2030, nisma ‘Një brez, një rrugë’ pritet të nxjerrë 7.6 milionë banorë të vendeve pjesëmarrëse nga varfëria absolute dhe 32 milionë të tjerë nga niveli i mesëm i varfërisë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Gutterres vlerësoi se Kina është bërë ‘një forcë e domosdoshme dhe e besueshme e nxitjes së paqes dhe zhvillimit botëror’,” thuhet në koment.

Zhvillimi i vetvetes duke mbrojtur në të njëjtën kohë paqen botërore dhe kontributi për paqen dhe zhvillimin e përbashkët të botës nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të vetes, kjo është rruga e zhvillimit paqësor që po ndjek Kina. “Bota do të vazhdojë të dëshmojë se PKK-ja është një parti që jo vetëm punon për lumturinë e popullit kinez, por edhe përpiqet për përparimin e gjithë njerëzimit”, përfundon komenti i CMG-së Sipas tij, Kina ka marrë pjesë aktive në bashkëpunimin Jug-Jug lidhur me ndryshimin e klimës dhe ka ndihmuar vendet e tjera në zhvillim, veçanërisht vendet e vogla ishullore, vendet afrikane dhe vendet më pak të zhvilluara, për të përmirësuar kapacitetet e tyre të reagimit ndaj ndryshimit të klimës dhe për të ulur ndikimet e dëmshme të këtij ndryshimi.
Në të ardhmen, Kina do të punojë me të gjitha palët për të marrë pjesë aktive në qeverisjen globale mbi ndryshimin klimatik, do të promovojë një sistem të drejtë dhe të arsyeshëm të qeverisjes globale të klimës për përfitime të përbashkëta, do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin Jug-Jug mbi ndryshimin e klimës dhe do të ofrojë zgjidhjet, forcën dhe mençurinë kineze përballë ndryshimit global të klimës, theksoi Zhai Qing

