“Çmendet” moti në Milano, nga temperaturat e larta në stuhi me rrufe e erë të fortë, vdes një 16-vjeçar
Pas disa ditëve me temperatura ekstreme të larta, një pjesë e Italisë është përfshirë nga moti i keq me stuhi e përmbytje.
Mediat në Itali raportojnë se gjatë natës një stuhi me rrufe, shira të rrëmbyer dhe erëra të forta ka goditur rajonin e Lombardisë dhe kryesisht Milanon. Në disa zona ka pasur reshje breshri.
Në Milano pati përmbytje në disa zona, ndërsa shumë pemë u rrëzuan, e një prej tyre i ka marrë jetën një 16-vjeçari.
Gjithashtu, meteorologët kanë parashikuar një situatë të ngjashme meteorologjike edhe gjatë orëve në vijim.

