“CIVIL”: Dëshirojmë një ditë të qetë të zgjedhjeve, jemi të hapur për raportime për parregullsi të mundshme

Shkup, 20 gusht – “CIVIL”-i sot përmes një kumtese, u ka dëshiruar ditë të qetë dhe të suksesshme të zgjedhjeve qytetarëve të Qendër Zhupës dhe Mavrovës-Rostushës të cilët votojnë për kryetarë komunash dhe qytetarëve të Tetovës të cilët zgjedhin anëtarë të Këshillit komunal.

Nga “CIVIL”-i theksuan se janë të hapur për raportime për parregullsi të mundshme zgjedhore.

“CIVIL-i nuk akrediton vëzhgues të vet në këto zgjedhje, por do të monitorojë zbatimin përmes raportimeve të qytetarëve, si dhe duke monitoruar situatën në terren, jashtë vendvotimeve. CIVIL-i u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë parregullsitë zgjedhore në monitoring.civil@gmail.com, numrin e telefonit 070 699 580 ose në Fejsbuk”, thonë nga CIVIL-i.