Çiklisti përplaset për vdekje në një furgon të ndaluar në autostradën Tetovë-Shkup

Shkup, 30 shtator – Sot në ora 13:20 në SPB Tetovë është paraqitur një aksident në trafik, ku në autostradën Tetovë-Shkup, 55 vjeçari N.R me biçikletë është përplasur në një furgon VW Crafter me targa të Shkupit, i cili kishte ndaluar për një defekt, informon Zhurnal.

Nga goditja në furgon, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupire dhe ka ndëruar jetë në vendngjarje. Vdekjen e tij e kanë konsttuar edhe nga ndihma e shpejtë.

Trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./Zhurnal.mk