Chen Xu :Rreth Xinjiangut ka keqinformim

Kreu i Misionit të Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Chen Xu tha se projektvendimi lidhur me Xinjiang-un që u hodh poshtë të enjten nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, ka si “qëllim të vërtetë të përfitojë nga organet e të drejtave të njeriut të OKB-së për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës dhe për të përdorur çështjet lidhur me Xinjiang-un për të penguar Kinën.”

Chen Xu tha se prej disa kohësh ka një keqinformim të publikut rreth Xinjiang-ut . Chen vuri në dukje më tej se gjatë gjashtë dekadave të fundit, popullsia ujgure në Xinjiang është rritur nga 2.2 milionë në afro 12 milionë dhe jetëgjatësia mesatare u shtua nga 30 në 74.7 vjet.

Çështjet lidhur me Xinjiang-un nuk kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Ato lidhen me luftën kundër terrorizmit të dhunshëm, radikalizimin dhe separatizmin,” theksoi ai
Falë përpjekjeve të mundimshme, nuk ka pasur asnjë incident të dhunshëm terrorist në Xinjiang për më shumë se pesë vjet radhas, shtoi zëdhënësi.

Në vitet e fundit, pothuajse 100 vende, duke përfshirë shumë vende myslimane, kanë folur hapur në Këshillin për të Drejtat e Njeriut, në Komitetin e 3-të të Asamblesë së Përgjithshshme të OKB-së e në raste të tjera në mbështetje të pozicionit të Kinës për çështjet e Xinjiang-ut dhe kundër përdorimit të këtyre çështjeve për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.