Çfarë ka ndodhur me dhjetëra oligarkët rusë që kanë vdekur në rrethana misteroze

Kjo është një listë e njerëzve, rolet e të cilëve nuk duhet t’i dëshironi:një biznesmen i madh rus i prodhimit të sallameve, një drejtues ekzekutiv i industrisë ruse të gazit, kryeredaktor i një tabloidi rus, drejtor i një kantieridetar, kreu i një resorti skish, në zyrtar rus i aviacionit, apo një manjat i linjave hekurudhore. 

Cilido që përfshihet në një përshkrimi të tillë, ndoshta nuk duhet të qëndrojë pranë dritareve të hapura, thuajse në çdo vend, dhe pothuajse në çdo kontinent. Fundjavës që kaloi PavelAntov, drejtuesi i lartpërmendur i kompanisë së madhe të sallameve në Rusi, një njeri që thuhet se e kishte shprehur hapur mungesën e entuziazmit për luftën e Vladimir Putin kundër Ukrainës, u gjet i vdekur në një hotel në Indi, vetëm 2 ditë pasi vdiq njëri nga shoqëruesit e tij po në të njëjtin hotel. 

Antov u raportua se ishte rrëzuar nga dritarja e hotelit. Milioneri i industrisë së sallamerisë dhe miku i tij që gjithashtu u gjet i vdekur, janë të fundit në një listë të gjatë njerëzish që kanë rëndë pre e Sindromës ruse të Vdekjeve të Papritura, një fenomen që deri më sot i ka marrë jetën e një numri jashtëzakonisht të madh biznesmenësh, burokratësh, oligarkësh dhe gazetarësh rusë. 

Katalogu  i këtyre vdekjeve – që përfshin rrëzimet e dyshimta nga dritarja, helmimet e dyshuara, sulme e dyshimta në zemër dhe vetëvrasjet po të dyshimta – është i jashtëzakonshme për shumëllojshmërinë e vdekjeve të panatyrshme që përfshihen brenda tij.

Rreth 20 e ca rusë të shquar kanë vdekur brenda këtij viti në rrethana misterioze, madje disa në mënyrë të tmerrshme. Trupat e drejtuesve të industrisë së gazit Leonid Shulman dhe Alexander Tyulakov u gjetën me disa shënime ku “njoftonin” vetëvrasjen e tyre në fillim të këtij viti. 

Më pas, brenda një muaji, 3 drejtues të tjerë rusë – Vasily Melnikov, Vladislav Avayev dhe Sergey Protosenya – u gjetën të vdekur, në ato që u thanë se ishin vrasje-vetëvrasje, së bashku me gratë dhe fëmijët e tyre. Në maj, autoritetet ruse gjetën trupin e pronarit të resortit të Soçit, Andrei Krukovsky, në fundin e të një shkëmbi. 

Një javë më vonë, menaxher i një kompanie ruse të gazit, Aleksandr Subbotin, vdiq në një shtëpi që i përkiste një shamani (spiritualisti) nga Moska, pasi dyshohet se u helmua me helmin e bretkosës. Lista vazhdon. Në korrik, drejtuesi i një kompanie energjetike, YuriVoronov, u gjet i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij në periferi të Shën Petersburgut me një plagë plumbi në kokë. 

Në gusht, kritiku i Putinit i lindur në Letoni, Dan Rapoport, u “rrëzua” nga dritarja e apartamentit të tij në Uashington, vetëm 1.6 km larg Shtëpisë së Bardhë. Pak më vonë RavilMaganov, drejtues i një kompanie ruse të naftës, ra nga 6 kate lartësi nga një godinë në Moskë. 

Në fillim të dhjetorit, drejtori i një kompanie IT, Grigory Kochenov, gjeti vdekjen kur u rrëzua nga ballkoni. Dhjetë ditë më parë, në rivierën franceze, një manjat rus i pasurive të patundshme gjeti vdekjen kur u rrëzua nga shkallët.

Dhe e theksojmë:Të gjitha këto vdekje kanë ndodhur këtë vit. Dikush mund të argumentojë se duke pasur parasysh jetëgjatësinë shumë të ulët në Rusi, dhe shkallën e pakontrolluar të alkoolizmit, të paktën disa nga këto vdekje ishin natyrore ose aksidentale. 

Por vetëm për shkak se dikush është rus, nuk do të thotë që mund mund të bjerë aksidentalisht nga një dritare e katit të sipërm. Ndonjëherë, njerëzit vrasin veten, dhe shkalla e vetëvrasjeve midis burrave rusë është një nga më të lartat e regjistruara në botë. 

Edëard Luttëak, historian dhe ekspert i strategjisë ushtarake, thotë se kjo është të paktën një pjesë e asaj që po ndodh:një valë e madhe dëshpërimi midis elitës së lidhur dhe të privilegjuar të Rusisë. “Imagjinoni se çfarë ndodh me një vend të globalizuar kur nisin disa sanksione. Disa prej tyre do të kryejnë vetëvrasje”- më tha ai pak kohë më parë.

Por përhapja e gjerë e këtyre vdekjeve të parakohshme kërkon një shqyrtim më të afërt.

Tek e fundit, kjo është ajo që po bën Kremlini. Ky fenomen ka precedentët e tij. Në vitin 2020, agjentët rusë helmuan – por nuk arritën ta vrisnin – kritikun e njohur të Putinit, AlexeiNavalny me një agjent nervor.

Një dekadë më parë, ata patën sukses në një përpjekje të ngjashme ndaj dezertorit të shërbimeve ruse të sigurisë Alexander Litvinenko. Në vitin 2004, kur Victor Jushchenkokandidoi kundër një kundërshtari të mbështetur nga Kremlini për presidencën e Ukrainës, ai u helmua me dioksinë, e cila e la të shpërfytyruar. 

Tridhjetë vjet më parë, shërbimi sekret bullgar, vrau me ndihmën e KGB-së sovjetike disidentin Georgi Markovduke e goditur me majën e helmuar të një ombrelle në urën Ëaterloo në Londër. Agjentët rusë përdorin shpesh “mjetet më ekzotike” në atentatet që kryejnë më tha Luttëak. 

“Njerëzit që bëjnë atentate për qëllime komerciale i shohin metodat e tyre dhe qeshin”- thekson ai. Vetëvrasjet janë më të vështira për t’u deshifruar. Për oligarkët që kanë dështuar të tregojnë besnikëri të mjaftueshme ndaj Putinit, vetëvrasja e nxitur nuk është një skenar i pabesueshëm. 

“Nuk është e pazakontë t’u thuhet:Ne mund të vijmë tek ju, ose ju mund të bëni aktin burrëror, pra të kryeni vetëvrasje, ta hiqni veten nga skakiera”- më tha Michael Ëeiss, gazetar dhe autor i një libri të ardhshëm mbi GRU, shërbimi sekret i ushtrisë ruse. 

A u rrëzua vërtet Antov nga dritarja e hotelit të tij në Indi? Apo u shty nga një agjent i Kremlinit? Apo mori një telefonatë që e kërcënoi familjen e tij, duke e bërë të ndjente se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vetëvritej?“. “Që të gjitha këto gjëra janë të mundshme”- më tha Ëeiss. Në metodikën e Kremlinit, çelësi është imagjinata. 

Hedhja nga dritaret e godinave, ka qenë një metodë e preferuar e eliminimit të e kundërshtarëve politikë, që kur nisën të ndërtohen godinat shumëkatëshe. Por në epokën moderne, Rusia e ka monopolizuar këtë praktikë. Në rusisht, ’biznesi’ i atentateve njihet si ‘mokroye delo’, ose një “punë e lagësht”. 

Ndonjëherë, qëllimi kryesor është t’i dërgohej të tjerëve mesazhi:Nëse tregohesh jo besnik ndaj nesh, do të vrasim ty dhe familjen tënde. Ndonjëherë, qëllimi është thjesht heqja qafe e një individi ngatërrestar.

Disa vjet pasi dekonspiruesi rus Alexander Perepilichny vdiq ndërsa vraponte në një park në periferi të Londrës në vitin 2012, një nga autopsitë ndaj tij zbuloi mbetje kimike në stomakun e tij që lidheshin me xhelseminën, një bimë e rrallë dhe shumë toksike. 

“Këto janë prova se rusët duan që t’i përdorin këto mjete”- më tha Ëeiss. “Ata duan që ne ta dimë se ishte vrasje, por nuk duan që të arrijmë në përfundimin e plotë se ishte diçka e tillë”- shtoi ai. Dhe helmimi e përmban atë paqartësi. Ai është i fshehtë dhe ndonjëherë i vështirë për t’u zbuluar. 

Mbrojtja ndaj kësaj akuze është më e lehtë. Po, mund të jetë një aksident. Por është shumë më e lehtë të arrihet në përfundimin se ishte një vrasje, një atentat i mirrfilltë. “Në lidhje me gjërat që imitojnë shkaqet natyrore të vdekjes si një atak në zemër ose një goditje në tru, rusët mund të jenë shumë të aftë”- thotë Ëeiss. 

Vdekjet variojnë në simptomat  tyre të jashtme, por të gjitha janë pjesë e së njëjtës skemë gjithëpërfshirës. Ato synojnë të përjetësojnë idenë se shteti rus është një oktapod vdekjeprurës, i plotfuqishëm, tentakulat e të cilit mund të kërkojnë dhe kapin çdo disident, kudo ku ai gjendet nëpër botë. 

Lufta në Ukrainë nuk është tërësisht popullore në mesin e elitës në pushtet të Rusisë. Që nga fillimi i konfliktit, sanksionet ndaj oligarkëve dhe biznesmenëve, kanë kufizuar ndjeshëm stilet e tyre të jetesës së shthurur dhe shumë luksoze në Perëndim. Ndaj disa janë të pakënaqur për këtë gjë. 

Elitat ruse të nivelit të lartë ndihen sikur Putini “e ka rikthyer mbrapsht orën” deklaroi Ëeiss, duke shtuar se atmosfera është e ngjashme me ditët më të këqija të izolimit gjatë Luftës së Ftohtë. Numri i madh vdekjeve misterioze të këtij viti, është me shumë gjasa mënyra e Vladimir Putinit për të paralajmëruar elitat ruse, se është ai oktapodi vdekjeprurës. 

Tek e fundit, synimi i eliminimit të kritikëve nuk është domosdoshmërisht eliminimi i kritikave. Ai shërben për t’i kujtuar kritikëve se cila mund të jetë kostoja e shprehjes nëpublik të asaj kritike.